Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara presin që operacioni i tyre në Iran të përfundojë brenda disa javësh, jo muajve.

Pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve të G7 në Francë, Rubio tha se SHBA do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e lëshuesve të raketave në mënyrë që Irani të mos mund të ndërtojë armë bërthamore për të kërcënuar botën.

“Siç e ka përcaktuar Departamenti i Luftës, ne jemi sipas planit dhe presim ta përfundojmë atë operacion në një kohë të përshtatshme”, tha ai.

Rubio shtoi se Irani mund të vendosë të instalojë një sistem kontrolli për Ngushticën e Hormuzit, duke rritur shqetësimet për lirinë e tregtisë dhe sigurinë rajonale. Ai theksoi gjithashtu se disa aleatë të SHBA-ve shfaqin qëndrime më agresive në deklaratat për median, por kur komunikojnë direkt me Uashingtonin, sjellja e tyre ndryshon.

“Ata nuk sillen kështu para meje. Ndoshta e thonë për mediat, por jo para meje. Nuk e dëgjoj kurrë”, u shpreh Rubio.

Në takimet me partnerët e huaj, Sekretari Amerikan vuri në dukje se aleatët shpesh falënderojnë SHBA-të për rolin e tyre në konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë përpjekjet për paqe në Sudan, zgjidhjen e konflikteve në Rripin e Gazës, stabilizimin e Sirisë, si dhe ndërmjetësimin në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb