Në Ukrainë ka një “stuhi” presioni mbi Anatoliy Tymoschuk, ish-kapitenin e kombëtares, tani zv.trajner i rusëve të Zenit të San Petersburg. Ukrainasit e cilësojnë fajtor sepse nuk ka mbajtur kurrë linjën kundër pushtimit.

Për këtë arsye, komiteti i etikës i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka propozuar heqjen e licencës së trajnerit, të gjitha çmimeve dhe nderimeve, të gjithë trofeve të fituara si futbollist në Ukrainë dhe përjashtimin nga regjistri zyrtar i lojtarëve të kombëtares.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Tymoschuk jo vetëm që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë temë, por as nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e tij të punës me klubin e agresorit.

Ai ka qëndruar i heshtur edhe pas Bayern Munichut, skuadra për të cilën ka luajtur në të kaluarën, e cila ka mbajtur qëndrim. Me këtë zgjedhje të vetëdijshme ai po dëmton futbollin ukrainas” – shkruhet në njoftimin e Federatës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb