Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin (Moselle) Francë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa rrethanat mbi të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Vajza ishte studente e klasës në Kolegjin Jean-Bauchez, ndërkohë mbi ngjarjen kanë reaguar zyrtarë lokalë dhe persona që e njihnin adoleshenten.

Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.

Ndërkohë që trupa pedagogjike u shpreh se vajza mund të cilësohej si një fëmijë të fortë dhe dinamik.

Në rrjetet sociale disa prindër kanë rrëfyer se sa e vështirë ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre, të cilën e vlerësonin shumë.

“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një studenti pasditen e djeshme, një ditë pas tragjedisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb