“Unë preferova që të gjitha këtyre akuzave t’u përgjigjesha me një vendim gjykate”, deklaron Valdrin Pjetri.

Në fundit e vitit të shkuar me vendim të formës së prerë gjykatat shqiptare vendosen që t’i jepnin të drejt Valdin Pjetrit, kryetarit të zgjedhur dhe të dorëhequr të Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Sipas gjykatës, ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.
Me këtë vendim në duar, Valdrin Pjetri për herë të parë, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të.

“Unë isha 19 vjeç, ndiqja studimet e larta në Firence. Kur dy shokët e mi ndalohen nga policia italiane, oficeri i policisë gjyqësore i shpjegon gjyqtarit se nuk kishim asgjë kundër Valdrin Pjetrit, shkuam të bënim një kontroll banese me shokun e Valdrinit dhe Valdrini ishte paraqitur me vullnetin e tij të lirë dhe plotë për të parë çfarë po iu ndodhte shokëve të vet.
Bëhet fjalë për një sasi 2 gram neto apo thënë ndryshe gjysmë cigare hashash e gjetur ambientet ku ne jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, deklaron Pjetri.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.
“Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”.

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte në Ministrinë e Fnancave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u mor parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali këtë procedim.
“Pas kësaj dëshmia ime e penalitetit si në gjykata dhe prokurori dilte e pastër”.

Pas kësaj, sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.
Dokumentet e publikuara nga PD pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences.

Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëjë jo pa qëllim kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.
“Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialistëve”.

Por nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do te zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 Mars. /TV Klan/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb