Analisti Fatos Lubonja tha sot se opozita duhet të ishte bashkuar në këto zgjedhje, ashtu siç ndodhi në Turqi kur forcat politike dolën bashkë kundër Erdogan.

Lubonja: Ky regjim nuk ndryshohet me zgjedhje, por me lëvizje popullore që detyron qeverinë të japë dorëheqjen. Pasi jep dorëheqjen qeveria, opozita duhet të bëjë aksionin e parë që të jetë i përbashkët që të bëjnë depolitizimin e policinë dhe gjykatave, largimin e krimit nga ekonomia. Pastaj të fillojnë, e majta, e djathta, trami e të tjerat.

Votuat ju?

Akoma. Nuk e di a do votoj sepse them “pse të tallet Edi Rama me votën time”. E kam këtë ndjenjë.

Çfarë iu shqetësoi tjetër gjatë fushatës?

Më shqetësoi fakti që opozita është e përçarë. Shikoni çfarë ndodhi në Turqi, u bashkuan të gjithë kundër Erdogan. Ndërsa këtu as opozita nuk bashkohet, as partitë e vogla nuk bashkohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: