7 sekonda i mjaftuan Toni Kroos për të dhuruar një asist fantastik në këtë rikthim të tij në përfaqësuesen gjermane. Paraqitja e mesfushori kundër Francës ishte fantastike, duke bërë që Mbappe me shokë të dukeshin të “vegjël”, shumë larg statusit të tyre si favorit në “Euro2024”. Kroos, në një intervistë për mediat spanjolle, foli për Mbappen, mbi mundësinë e një transferimi të mundshëm të Kylian Mbappe te Real Madrid:

Kroos
Kroos

“Nëse nuk e di ende ai, si mund ta dijë unë. Gjithsesi, te Real Madrid vijnë gjithnjë lojtarët më të mirë në botë, pa diskutim, Mbappe është një prej tyre. Do të më pëlqente ta shija te Real Madrid, por gjithashtu besoj se ne kemi një skuadër shumë të mirë”, u shpreh Toni Kroos, duke folur më pas për të ardhmen e tij:

Toni
Toni

“Është një vendim që do të merret në muajt në vijim, të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kroos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb