Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, u shpreh në “Studio 24” se nuk ka patur shkarkim të Belinda Ballukut nga ana e Ramës, por ndryshimet në qeveri kanë qenë lëvizje taktike e saj.
Sipas tij, kjo shihet nga të emëruarit, dy prej tyre Karakaçi dhe Nufi janë pjesë e suazë së saj.
“Madje u shkarkua dhe Spiropali që njihej si kundërshtare e saj.
Kjo do të thotë se prezenca, influenca politike e Ballukut është e madhe jo vetëm për numrat.
Arsyeja është se në grupin parlamentar të PS ka një grup deputetësh që janë besnikë dhe të prodhuar nga Balluku që vendosin në siklet kryeministrin, pra ka një grup të Ballukut që përplaset me pjesën tjetër, dhe kjo ka ardhur si pasojë e drejtësisë”, u shpreh Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj: Kjo historia që Balluku i bën presion Ramës për përcaktimin e tenderave, nuk e besoj.
Ajo që besoj është se Rama nuk e ka shkarkuar Ballukun por ndryshimet në qeveri janë lëvizje taktike të ish-zv/kryeministres. Kjo shihet nga të emëruarit, dy prej tyre Karakaçi dhe Nufi janë pjesë e suazë së saj.
Madje u shkarkua dhe Spiropali që njihej si kundërshtare e saj.
Kjo do të thotë se prezenca, influenca politike e Ballukut është e madhe jo vetëm për numrat.
Arsyeja është se në grupin parlamentar të PS ka një grup deputetësh që janë besnikë dhe të prodhuar nga Balluku që vendosin në siklet kryeministrin, pra ka një grup të Ballukut që përplaset me pjesën tjetër, dhe kjo ka ardhur si pasojë e drejtësisë.
Në 30 vite, për një politikan nuk ka patur një pengesë për sa kohë që ai kuvend nuk u mblodh nga nëntori për ta trajtuar cështjen me shpejtësi sic e kërkoi SPAK për ta ndihmuar drejtësinë.
Niko Peleshi me të vetët nuk e mblodhi për shumë kohë Këshillin e Mandateve.
Mund të gjesh justifikime, Peleshi mund të priste dhe ndeshjen e Shqipërisë nëse kualifikohej në Botëror ose të binte borë në gusht, por ca ka ndodhur? Fjala e fundit nuk është thënë, Manja ka thënë jo.
Kanë ndodhur shumë gjëra që tregojnë se deputetët e majtë thonë se nuk ja heqin imunitetin. Në këto kushte për sa kohë SPAK vendosi që këto prova t’i çojë në parlament, një ditë të bukur thonë se e di që ka një nen të procedurës penale por une do e shkel për një çështje më të madhe.
Pse nuk e bëjnë? Sepse ai që quhet sistem i korruptuar nuk është vetëm nga pjesa e Ramës por dhe nga krahu tjetër i politikës.
