Më 30 korrik 2025, Juventus dhe Federico Gatti rinovuan kontratën deri në vitin 2030, pasi mbrojtësi konsiderohet lider tek “Zonja e Vjetër” dhe dëshira e drejtuesëve është të rikthehen tek trofetë me njerëzit e duhur. Në një intervistë të dhënë së funmi për “Sky Sport” nga faza përgaditore në Gjermani, mbrojtësi foli fillimisht për rinovimin dhe interesimin nga ana e Napolit.
“Nuk e kam vënë kurrë në dyshim të ardhmen time te Juve, por mu bë qejfi kur pashë Conten së bashku me Mana të interesuar. I falënderoj sepse bënë shumë për të më afruar te Napoli, por Juventus është familje dhe Torino shtëpia ime. Zemra ime është në Torino. Zgjedhja ishte mjaft e lehtë për mua”- u shpreh fillimisht mbrojtësi bardhezi, ndërsa më tej foli për gjendjen shëndetësore, pas dëmtimit që pësoi në fund të sezonit që lam pas në tendinën e Akilit.

“Ndihem më mirë, por sinqerisht kam pasur shumë vështirësi sepse me fizikun që unë kam. Nuk është e lehtë të rikthehesh në formën e duhur, pasi ke qenë jashtë fushave për tre muaj e gjysmë. Nuk e prisja diçka të tillë kaq shpejt. Ishte e vështirë të rifilloja stërvitjen, por për fat të mirë, kanë kaluar dhjetë ditë dhe unë jam në rrugën e duhur. Ndeshjet miqësore do të ndihmojnë shumë, pasi duhet të jemi gati për sezonin e ri” ,- përfundoi ndër të tjera Gatti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb