Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht mendimit të tij personal, nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e saj dhe të shkelë vijën e kuqe e cila garanton pavarësinë e drejtësisë.
Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, duke qenë sërish deputete.
Edi Rama: Nuk kam ndërmend t’ju them edhe ju që e njihni më mirë se të tjerët se s’është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shumë e ca më pak e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do t’i dalë e vetja. Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel vijën e kuqe dhe që vlen për të gjithë njësoj duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia, sepse i takojnë ekskluzivisht avokatit, prokurorit, gjykatësit, jam apo jo unë dakord me ta. Nuk ka ndërmend as që në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimin e madh në sektorët që ka ndjekur çdo ditë.
