Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se ajo do të vazhdojë pavarësisht përpjekjeve për ta shuar, për ta kapur apo për të nxitur përplasje mes protestuesve.

Shehaj u shpreh se protesta u përket studentëve dhe qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar, të cilën e bëri përgjegjëse për vështirësitë me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë 35 viteve të fundit.

“161 ditë protestë! Protesta vazhdon, nuk ndalet, pavarësisht tentativave për ta shuar, për ta kapur dhe për të ushqyer përplasje

Protesta është e studentëve, është e protestuesve, është e shqiptarëve që duan vetëm një gjë: ndryshimin e kësaj klase politike të korruptuar që ua ka bërë jetën të pamundur në këto 35 vjet.”, shprehet Shehaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: