Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët në Berat, në kuadër të turit Punët e Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se korrupsioni nuk mund të mohohet plotësisht në Shqipëri, por sipas tij niveli i tij është dukshëm më i ulët krahasuar me të kaluarën.

Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për bllokim të negociatave me Bashkimi Europian, duke thënë se procesi i integrimit nuk është i bllokuar.

“S’mund të ketë më shumë korrupsion në tendera dhe të ketë më shumë fitues, të jetë dyfishuar numri i atyre që përfitojnë nga tenderat në krahasim me më parë. Si ka më shumë korrupsion dhe paga më të larta.? Si ka më shumë korrupsion dhe më shumë të ardhura nga taksat? Si paska kaq shumë korrupsion dhe vetëm një ndërtim në Tiranë i paguan shtetit 14 mln euro taksë. Si rriten investimet e pagat? Si paska më shumë korrupsion dhe 1000 e kusur shërbime merren nga telefoni. Nuk po them që nuk ka korrupsion, por shumë më pak se çfarë kishte. Nuk diskutohet kjo gjë kur për më tepër do e nxjerrim në ditët në vijim, por dhe raportin e fundit të BE që flet me fakte, Shqipëria është e para për prokurimet publike, për mënyrën si funksionon sistemi, e para në rajon. Jemi në rrugën e duhur të një vendi që në këtë raport të prokurimeve publike të BE, është më lart se shumë vende të vetë BE-së nga pikëpamja e integritetit të prokurimeve publike. Është fakt, si t’ia bëjmë tani? Të themi se nuk ekzistojnë. Tek tuk marr aq sa duhet për të kuptuar në çfarë ujërash notojmë. E dëgjuat ambasadorin e BE, tha se nuk ka bllokim të Shqipërisë. Ai nuk del atje për të gënjyer, ai nuk i shërben qeverisë së Shqipërisë. Po të kishte bllokim të pashpallur nuk do dilte fare. Fakti që e tha, tha një të vërtetë që është e thjeshtë, nuk tha ndonjë gjë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb