Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me raportin e KLSH-së sa i takon abuzimeve që janë konstatuar në shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

Përmes një reagimi, Blushi thekson se jetimeve përveçse ju kanë vjedhur ‘kafshatën’ i mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve.

REAGIMI I BLUSHIT
Jetimëve që u vjedhin “kafshatën”, po u mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve!
Nuk është filmi “Lulekuqe mbi mure”. Është historia e trishtë e jetimëve në qendrën sociale “Zyber Hallulli” në zemër të Tiranës, në vitin 2022.
Kjo është fytyra e vërtetë antisociale, e pashpirtësisë dhe e babëzisë së Qeverisë së Edi Ramës, që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb