Nuk është mister që Milanit i pëlqente Ruben Loftus-Cheek, por tani klubi kuqezi ka nisur kontaktet edhe me Chelsean për të nënshkruar me mesfushorin, të cilin Maldini dhe Massara e konsiderojnë lojtar të përshtatshëm për projektin e të ardhmes.

27-vjeçari Loftus Cheek ka një karrierë të fokusuar në Angli, ku ka luajtur shumë edicione për Blutë e Londrës, ndërsa nuk mund të lënë pa përmendur faktin që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Fulham për një sezon.

Mesfusha shihet një nga repartet më të brishta të Milanit dhe pikërisht aty synohet që të investohet në verë. Lojtari anglez për momentin nuk e ka një çmim fiks të kartonit të tij, por Chelsea dëshiron të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur.

Vendimtare do jetë edhe dëshira e lojtarit. Ndoshta, pas shumë vitesh në Premier League, ka ardhur koha për të provuar një eksperiencë të re në Itali.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: