Si një nga deputetët firmëtar për futjen në procedurat parlamentare të nismës për votimin e emigrantëve, Fatmir Mediu thekson se diaspora është vlerë e pamohueshme e kombit shqiptar.

“Sot pata kënaqësinë me kolegë të tjerë deputet, të cilët që rastin ti falenderoj kemi paraqitur për shqyrtim në parlament, draftin e përgatitur nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Ky nuk është një draft politik, por një draft i diasporës pa i bërë asnjë ndryshim me shpresën dhe besimim që parlamenti shqiptar do të ketë konsensus të plotë për të mundësuar jo vetëm votimin e diasporës por edhe ko zributin e drejtëpërdrejt të tyre në politikë dhe qeverisje.”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb