Shpallet çmimi Nobel për Paqe për vitin 2020. Ky çmim i është akorduar Programit Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, për përpjekjet e tij në luftën kundër urisë.

Komiteti Norvegjez i Nobelit përmes një njoftimi theksoi se programi është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”. Çmimi kap vlerën e 1.1 milion dollarëve.

Fituesi i 101-të i këtij Çmimi është bërë i ditur nga Instituti Novergjez i Nobelit në Oslo. Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit ka thënë se po përjetojnë “moment të krenarisë”. Programi Botëror i Ushqimit vlerësohet se u ndihmon 97 milionë njerëzve nga 88 shtete të botës. Më 11 shtator, deputeti i Parlamentit të Suedisë, nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson, ka nominuar Qeverinë e Kosovës, atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe. Më herët gjatë javës janë ndarë Çmimet Nobel edhe për: fizikë, kimi, mjekësi dhe letërsi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb