Taylor Swift dhe Blake Lively aktualisht nuk janë në kontakt.

Miqësia e tyre e gjatë është nën syrin publik që kur emri i Swift u përfshi në betejën ligjore të Lively me partnerin dhe regjisorin e filmit “It Ends With Us”, Justin Baldoni, e cila filloi në dhjetor të vitit 2024.

Tani, një burim pranë situatës i tha revistës People: “Taylor dhe Blake nuk po flasin.”

Swift është përmendur disa herë gjatë konfliktit ligjor të aktores me Baldoni. Emri i superyllit u përmend fillimisht kur ekipi ligjor i Baldoni pretendoi se Swift e kishte shtyrë atë të pranonte ndryshimet e Lively në skenarin e filmit, në një padi që Baldoni dorëzoi në janar, e cila më vonë u hodh poshtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb