Studiuesja Ledi Shamku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka diskutuar mes të tjerash në lidhje me debatin nëse çlirimi i vendit ka ndodhur më 28 apo 29 nëntor, debat ky që ndan edhe politikën.

Shamku u shpreh se ajo vetë nuk beson në data si simbolike, se sa beson tek proceset.

Ajo u shpreh se nuk është normale të mos përmendim 28 nëntorin e parë me nisjen  e pavarësimit nga Skënderbeu.

“Përvjetori i 28 e gjeti vendin në rrugën e tij të pavarësimit. Unë nuk i besoj shumë datave, por proceseve. Data nuk tregon rrugën. Procesi i pavarësimit të Shqipërisë është një rrugë e gjatë që ka nisur që në varësimin nga Otomanët. Bashkë me të nisën përpjekjet për pavarësim. Do ishte e zorshme që me 28 nëntorin e dy të mos takonim atë të parin, kur Gjergji i Madh në 1443 çlirohet nga pengu i sulltanit dhe vendos të nisë pavarësimin.

Qëndrimi i tij nuk ishte vetëm për ne. Edhe pse këtë e kemi bërë prej kohësh, e kemi zvogëluar dhe e kemi bërë të keqen vetës. Ishte princ europian që sakrifica e tij i vlejti Europës dhe i dha kohë të marrë veten.

Është një sot si të çohet Shqipëria sot e ti dalë përballë NATO-s. Vetëm një strategji e kthjellët njerëzore dhe një qëndresë e jashtëzakonshme e shpirtit të Arbrit mund ta bënte. Kjo ishte shenja e parë e pavarësimit”, tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: