Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat lokale atje, shkruajnë se një 75-vjeçare është masakruar me thikë nga një 40-vjeçar, me të cilin kishte lidhje familjare. Trupi i pa jetë i 75-vjeçares është gjetur i mbuluar me çarçaf në bodrumin e pallatit ku banonte.

Mësohet se autori, viktimën Efthalia Avramidou-Alexouli e kishte kumbarë dhe e ka vrarë vetëm se ajo nuk i ka dhënë para.

Mendohet se gruaja është vrarë në shtëpinë e katit të 1-rë, ku viktima jetonte me të birin, i cili kishte probleme me shëndetin mendor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb