Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në konferencë ne zhvilluar këtë të mërkurë me avokatët mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta u shpreh se pas gati tetë vitesh hetime ndaj Metës, nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal.
Gjithashtu ai ka denoncuar mënyrën se si po trajtohet Meta, duke thënë se nuk i lejohet as ajrosja dhe se sipas tij i është ndaluar çdo komunikim.
