Kryeministri Edi Rama ka theksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur procesin e barazisë para ligjit dhe reformën në drejtësi. Ai theksoi se aleanca me BE është një garanci absolute, duke i cilësuar institucionet europiane si ato që disponojnë dijet dhe instrumentet për të lehtësuar integrimin e Shqipërisë, një proces që pa mbështetjen e tyre do të ishte i pamundur.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, kryeministri Rama kujtoi fillimet e vështira të Shqipërisë në këtë rrugëtim, duke krahasuar kushte ekonomike dhe sociale të vendit me ato të Irakut dhe duke theksuar se Shqipëria ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm.
Ai shprehu krenarinë për arritjet deri më tani dhe garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të luftojë deri në arritjen e qëllimit final: anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Nuk i ndahemi dashurisë tonë derisa të martohemi,” përfundoi ai.
Edi Rama: Ne do të vijojmë të mbështesim procesin e barazisë para ligjin. Aleanca me BE është një garanci absolute sepse BE ka dijet dhe instrumentet për të na lehtësuar procesin që pa ata do të ishte i pamundur. Kur kemi nisur procesin ishin njëlloj në kushte ekonomike e sociale si Iraku. Ne nuk kishim asnjë lidhje me Estoninë, sepse ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent.
Nëse jemi sot në dyert e BE dhe janë kthyer te talebanët, është se ne kemi fatin të kemi Bashkimin Europian. Nuk ka diskutim që jemi shumë krenarë dhe nuk do të pushojmë një sekondë derisa të ulemi në të njëjtën tryezë të BE. Nuk i ndahemi dashurisë tonë derisa të martohemi
(BalkanWeb)
