Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shfaqur sot mes flakëve të cilat kanë përfshirë Divjakën. Nën dritën e vatrave të shumta të raportuara sot në të gjithë vendin, Braçe u shpreh se ajo që po ndodh me zjarret nëvend është kriminale.

E kuptoni ç’keni bërë apo jo. Kjo është e pashembullt dhe kriminale. Është e qëllimtë natyrisht dhe nuk ka pikë dyshimi që gjithë furtuna me zjarret dje dhe sot është e qëllimtë dhe kriminale. Shumë faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve që po merren me këtë punë këtu në krahun e Divjakës. Por nuk mbaron me kaq.

Pavarësisht se nuk e shoh fare këtë shefin e policisë këtu, me thënë të drejtën nuk po shoh asnjë polic këtu, shpresoj shumë të jenë duke u marrë me ata që i kanë vënë zjarrin Divjakës sot. Në rast se nuk po e bëjnë as këtë, pastaj kemi punë tjetër. Se me thënë të drejtën këtë situatën që shikoni këtu, nuk kam për tja fal kujt”, thekson Braçe.

Ndërkohë, pas shuarjes së flakëve, deputeti socialist ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.

Braçe u shpreh se zjarri është fikur por se dëmi që ai ka shkaktuar është po aq i madh sa flakët.

Ai ka shtuar se është mirënjohës për të gjithë ata zyrtarë vendorë që dhanë ndihmën në shuarjen e flakëve.

POSTIMI I PLOTË:

Zjarri i madh u fik!
Demi eshte aq i madh sa zjarri;
Mjedisi por edhe ekonomi private ne pemetari jane demtuar masivisht!
Nuk ja kishim borxh kerkujt;
Por me kete le te merret policia!
Nderkohe me takon mua ti perulem me rrespekt ZJARREFIKESVE;
Djemve te Divjakes-te paret ne beteje me zjarrin, djemve te Rrogozhines-fqinjet qe na erdhen ne ndihme menjehere, djemve te Beratit-erdhen menjehere pas apelit per ndihme, djemve te Fierit e Roskovecit-shtuan fuqine tone ne beteje me zjarrin;
Divjaka ju eshte mirenjohese!
Nderkohe dua te falenderoj Fredi Kokoneshin-ne pune nga minuta e pare e deri tani, drejtoi zjarrefikesit ne terren;
I jam shume mirenjohes kryetareve te bashkive te Rrogozhines-Memolla, Beratit-Ervin Demo, Fierit-Mand Subashi, Roskovecit-Majlinda Bufi;
ME MIQ SI JU SHKOHET NE LUFTE!
Faleminderit prefektit te Qarkut Fier dhe ekipit te tij te emergjencave!
Posacerisht shume mirenjohes:
KRISTINES-kryetares se Shenepremtes, pa te veshtire te shpetonim shtepite ne fshat;
KASTRIOTIT-nje njeriu qe na gjendet vete, pa ja kerkuar kush, sa here jemi ne veshtiresi, pa te sot Shenepremte do ishte djegur!
Njerez te mire qe duan vendin e tyre!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: