Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar mjetin.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë  dhe 2 armë të ftohta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb