Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 56 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb