Aleksander Čeferin nuk do të hyjë në garën për presidencën e FIFA-s. Presidenti i UEFA-s ka konfirmuar se nuk ka interes të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027, duke i hapur rrugë një tjetër mandati të mundshëm për presidentin aktual, Gianni Infantino.

Nuk jam i interesuar të drejtoj FIFA-n”, është shprehur Čeferin, duke theksuar se është i kënaqur me rolin e tij në krye të UEFA-s.

Vendimi i tij vjen në një moment kur marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s mbeten të tensionuara. Čeferin ka qenë një nga kritikët më të fortë të Infantinos dhe ka kërkuar ndryshime në drejtimin e futbollit botëror.

Megjithatë, presidenti i UEFA-s ka lënë të hapur mundësinë që Infantino të përballet me një rival në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk e di ende se kush mund të jetë kandidati”, ka deklaruar Čeferin, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka komunikuar me Infantinon që prej fillimit të përplasjeve mes dy institucioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: