Ndërkohë që Groenlanda ka “përplasur” SHBA-të dhe Europën, presidenti amerikan Donald Trump i ka dëguar një letër Norvegjisë, ku theksohet se nukëhstë më i interesuar për paqe.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ka deklaruar se letra erdhi në përgjigje të kërkesës për një telefonatë.

Duke hedhur pak më shumë dritë mbi letrën e pazakontë të Trumpit, ku deklarohej se ai nuk është më “thjesht” i interesuar për paqen Støre tha se mesazhi erdhi menjëherë pasi ai dhe Alexander Stubb i Finlandës dërguan një letër ku kundërshtonin tarifat e propozuara për disa vende evropiane.

“Ne theksuam nevojën për të ulur tensionet në shkëmbimin e fjalëve dhe kërkuam një telefonatë midis Trump, Stubb dhe meje gjatë ditës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb