Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi Ermonela Felaj u shpreh më parë drejtuar disa deputetëve të PD, pjesë e Komisionit të Rithemelimit  se ata nuk janë në asnjë Grup Parlamentar.

Bylykbashi u shpreh se KQZ n aka shpallur të tillë duke I kërkuar Felajt të mos cenojë hapësirën e askujt.

KQZ i ka shpallur kolegët e mi të PD si deputetë.  Kushtetuta, rrëgullorja e Statuti i PD nuk ka dispozitë askujt që të heqë dikë. Kush ka marrë vendim që deputetët të nxirren nga lista.Me ccfarë akti ju keni përjashtuar dhe po cënoni hapsirën që kanë deputetët. Ju kërkoj mos jeni restrictive në zbatimin e rregullores për deputetët e opozitës.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb