Elvin Gogaj po paraqet platformën e tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK, proces që po vijon prej mëngjesit të sotëm në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gogaj u shpreh se do të përpiqej që SPAK të ketë besimin tek publiku dhe në çdo qytetar.

Në lidhej me marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Gojat tha se: Po të shohim sot marrëdhëniet me ndërkombëtare janë shumë të mira. Në platformën time kam shkruar se do të rishikoj marrëdhëniet me ta dhe do të përpiqem të forcoj marrëdhëniet me ta.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me mënyrën se si do të reagonte në rast se do të përballej me presion nga ana e politikës, ai u shpreh: Nëse ka prova dhe indicie të sakta nuk do të merrja parasysh asnjë lloj presioni nga politika. Presioni kur ke prova për mua nuk ekziston. Do të bëja edhe një deklaratë publike paraprake për të sqaruar opinionin publik në lidhje me situatën e krijuar nga presioni. Nuk ka dallim sa i përket korrupsionit dhe krimi i organizuar. Nëpërmjet korrupsioni rritet edhe krimi i organizuar por që nga shkalla e rrezikshmërisë, i pari është krimi i organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb