Tani nuk ka dyshime. E ardhmja e Wojchiec Szczesny do të jetë te Barcelona. Klubi katalanas ka bërë publik së fundmi rinovimin e kontratës me portierin polak.

Szczesny do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2027. “Gardiani” do të rivalizojë me Joan García-n dhe Ter Stegen-in për portën.

Portieri polak luajti 30 ndeshje në sezonin e kaluar, teksa iu rikthye futbollit pas dëmtimit të rëndë të Ter Stegen-it. “Historia nuk ka përfunduar”- shkruan klubi i Barçës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb