Ajo që po ndodh këto momente në ambientet e godinës ku operonin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, është pak të quhet kriminale.
Kamionë të ushtrisë po mbushen me pajisje te televizionit por jo vetem.
Po grabiten kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, po çmontohen studiot televizive, tavolina dhe gjëra që janë vënë ndër vite të tëra. Po çmontohen gjithashtu edhe pajisjet e transmetimit të News24.
Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal për materialet që janë në pronësi të Focus Media News.
Gazetari Osman Stafa në një raportim nga porta e News24 denoncoi grabitjen e sendeve të gazetarëve duke theksuar se i rëndë është fakti që në kompjutera ndodheshin dosje me të cilat po punonin emisionet investigative dhe stafet e tyre.
Materialet e sekuestruara dhunshem sot nga News24 jane dosje te shumta korrupsioni mbi të cilat po punonin emisionet investigative “Tal Fak”, “Vetting” dhe gazetarët përkatës.
Por nuk ngelet me kaq, janë sekuestruar edhe kompjuterët personalë të gazetarëve në redaksi.
(BalkanWeb)
