Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, zbuloi sot para mediave dhe publikut një fabrikë të paligjshme të prodhimit te asfaltit elektoral, në zonën e Krrabës. Sipas tij, fabrika nuk ka leje, as mjedisore as ndërtimi, dhe as për zhvillimin e aktivitetit.

Kelliçi e ka quajtur shkelje të rëndë te ligjit dhe ka lajmëruar policinë e Tiranës. Po ashtu, ekipi i tij ka bërë gati kallezimin penal që do të dorëzohet në Prokurori. Kandidati Këlliçi tha se përveçse pa leje, fabrika po ashtu kryen evazion fiskal.

Kelliçi u shpreh se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit për këtë shkelje nga Veliaj e deri tek specialisti i fundit përgjegjës. Ai tha se kjo fabrikë po ashtu ka dëmtuar shumë ambientin dhe ajrin duke prodhuar një ndotje alarmante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: