Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në “Studio 24” deklaroi se nga burimet e saj, nuk pritet që në të njëjtën ditë, të mërkurën, të ketë mbledhje të Kushtetuese, që do të thotë se nuk ka vendim për lejimin ose jo të detyrës nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Nga ana tjetër, Lala tha se shtyrja e vendimit të Kushtetueses, tregon se ajo po fiton kohë deri në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
“Duke qenë se ka interes të madh publik dhe bëhet fjalë për një njeri të pushtetshëm GJK, mund të kishte marrë një vendim në kohë të shpejtë. Nëse nuk do të ketë një vendim dhe nesër, mbetet për javën pasardhëse.
Ka 30 ditë për të marrë vendim, por duke qenë se është interpretimi I një dispozite ligjore por po shohin të gjitha lëvizjet politike. Ajo ca ka ndodhur kemi parë ecejake ambasadorësh në GJK”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: GJK nuk e ka aq të vështirë të japë vendim, në rastin e marrëveshjs së detit. Ose në rastin më të mirë është e paaftë, në rastin më të keq është e ndikuar politikisht.
GJK po fiton kohë, do të shohë si do të ecin gjërat në Këshillin e Mandateve.
Duke qenë se ka interes të madh publik dhe bëhet fjalë për një njeri të pushtetshëm GJK, mund të kishte marrë një vendim në kohë të shpejtë. Nëse nuk do të ketë një vendim dhe nesër, mbetet për javën pasardhëse.
Ka 30 ditë për të marrë vendim, por duke qenë se është interpretimi I një dispozite ligjore por po shohin të gjitha lëvizjet politike. Ajo ca ka ndodhur kemi parë ecejake ambasadorësh në GJK.
