Zvicra u kualifikua në Euro 2024 si vend i dytë në grupin I. Tashmë, së fundmi është shuar edhe dilema sa i takon të ardhmes së trajnerit Murat Yakin. Federata zvicerane ka vendosur këtë të martë që të vazhdojë me Yakin në krye të pankinës, deri në fund të Europianit.

“Ndonëse kemi barazuar pesë herë dhe kishim një humbje në kualifikimet e fundit, Murat Yakin ka besimin tonë të plotë. Ai ka përkrahjen tonë në të gjitha drejtimet në mënyrë që të jetë në gjendje që të marr pjesë në Kampionatin Evropian në Gjermani me ekipin më të mirë dhe stafin më të mirë të mundshëm”, tha presidenti i federatës zvicerane, Dominique Blanc.

“Do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të qenë të gatshëm që ta prezantojmë me sukses vendin tonë në Kampionatin Evropian, verën e ardhshme. Për këtë arsye në ditët dhe javët e ardhshme do të shohim të gjitha gjërat që mund t’i përmirësojmë. Duam të kemi një drejtim për të ardhmen”, ishin fjalët e Yakin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: