Dy fitoret e Shqipërisë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë lënë një shije të mirë te ish-futbollistët e Kombëtares. Ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, gjithashtu nuk i kurseu elozhet për skuadrën Kombëtare, por gjithashtu dha dhe disa këshilla. I ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ish-mbrojtësi dha komentin e tij për këto dy ndeshje.

 

“Ishte një rezultat i mirë. këto skuadrat skandinave janë shumë agresive në fushën e tyre. Por është një rezultat mjaft i mirë për çunat. I jep vazhdimësi objektivave që ka skuadra.

Ka momente të mira, ka dhe momente që duhen përmirësuar. Gjithmonë ka vend për të përmirësuar në Kombëtare. Kur mblidhesh në kohë të përcaktuar duhet të përgatisësh ndeshjen. Por pashe ndeshje të mira. Dhe dorën e Silvinjos në ndeshjen e parë u duk. Në aspektin e lojës ka vend për përmirësim nga edicioni i kaluar.

Dhe egoizmi duhet në disa raste. Por pashë një skuadër. Një skuadër që mori një rezultat mjaft pozitiv. Ishte një kubndërshtar jo i lehtë në fushën e saj. Dje Moldavia mundi Poloninë. Nuk ka ekipe të lehta.

Pak a shumë ai boshti i ndeshjes së parë ishte dhe dje. Lojtarët përshtaten me kundërshtarin që luajnë. Boshti ishte ai që ishte me Moldavinë. Ekip me cilësi. Mendoj se këto bënë diferencën dje.

Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Këta nuk janë kundërshtarë të lehtë, por të lejojnë të fusësh në fushë lojtarë me cilësi më sulmues. Duhet ta shikojmë në ndeshjet e tjera me Poloninë dhe Çekinë. Deri tani më pëlqen se si trajneri do ta zhvillojë lojën. Nuk është e lehtë, është akoma fillimi.

Në këto dy ndeshje si fillim ishte loja në grup. Loja në grup nuk i dha mundësi Moldavisë të gjuante njëherë në portë. Duke luajtur në grup dalin dhe cilësitë e Asllanit të themi. Cikalleshi ka bërë një lojë të mirë. mbrojtësi i majtë, Mitaj… E rëndësishme është që këta lojtarë t’i marrin ndeshjet në grup.

Të luash me Kombëtaren 19 vjeç nuk është e lehtë. Ka një rrugë mjaft të gjatë dhe të ndritur. Unë e shoh si lojtar mjaftë cilësor si tani si në të ardhmen. Ka akoma shumë cilësi për t’i shprehur në fushë.

Nuk mund ta them me bindje sepse duhet të jesh brenda skuadrës që ta dish. Entuziazmi duket që është më i madh se me trajnerin e kaluar. Mendoj se ka më shumë entuziazëm dhe kjo është meritë e trajnerit sigurisht.

Të humbësh raste mund të ndodhë. Tre gola nuk janë pak. Mund të kishim bërë më shumë. Duhet të tregoheshim më cinik përpara portës. me Poloninë dhe Çekinë për shembull njëherë të shkosh në portë duhet të shënosh. Nga kjo anë duhet përmirësuar skuadra.

Çdo skuadër në grup është një skuadër që duhet të tregosh forcat. Kualifikimi në EURO është i mundshëm. Duhet marrë maksimumi ndaj çdo skuadre. Kujtojmë që  Moldavia i mori tre pikë Polonisë. Shumë mirë që Shqipëria e vlerësoi deri në fund ndeshjen e parë me Moldavinë dhe nuk i dha mundësi në fushë.

Fitorja e Moldavisë i ka çuar llogaritë më shumë nga krahu jonë. Fitorja e Moldavisë kundër Polonisë ka hapur shumë llogari. Sigurisht që ndeshje ka akoma dhe çdo ndeshje duhet marrë me seriozitetin më të madh.

Çdo ndeshje është e vështirë. Dhe në fushën tënde dhe transfertat janë të vështira. Moldavia është një skuadër që të bën presion në fushën e saj. Duhet parë dhe forma e lojtarëve. Forma e lojtarëve moldavë. Janë dhe efektet që kanë të bëjë në futboll. Moldavia në fushën e saj i hap punë çdokujt.

Kombëtarja është një skuadër e kompletuar. Pastaj si do i menaxhojë trajneri në ndeshjet e ardhshme është gjë tjetër. Skuadra e sotme ka cilësi që mund të ndihmojë në çdo moment. Edhe kur kam luajtur unë Kombëtarja ka pasur stol. Stoli ka ndryshuar disa herë ndeshjen. Këto dy ndeshje kanë qenë shumë të rëndësishme. Çdo lojtar në Kombëtare është shumë i rëndësishëm.

Ideja ishte më shumë i një kujtimi familjar. Ato historitë e mia që kam kaluar. Skuadrat e para pastaj Kombëtarja. Është maratona e jetës time që është përmbledhur në një orë. Ideja ishte më shumë për një kujtim familjar. Menduam që është më e rrugët që ta ndanim dhe me dashamirësit e futbollit.”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb