Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin Log. të moderuar nga Endri Xhafo në Neës24, u shpreh se qeveria e re pritet të jetë teknike, për të njehsuar legjislacionin shqiptar me atë të vendeve evropiane.
Sipas Hitajt, kryeministri Rama pjesën politike do ta mbulojë me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, një pjesë e të cilëve kanë eksperiencën e duhur për të debatuar dhe propozuar ligje.
Arbër Hitaj: “Në optikën time do të jetë një qeverisje teknike, sepse me këtë super mazhorancë që ka Rama, 83 deputetë nga Partia Socialiste dhe plus 3 nga Partia Socialdemokrate, nuk ka nevojë për ministra politikë. Në kuadër të përafrimit të legjislacionit me vendet e BE-së, për mbylljen e negociatave për integrimin dhe anëtarësimin në Evropë, i duhen ministra që t’i bëjnë punën teknike. Ndërsa pjesën politike do ta mbulojë me deputetët në parlament, ku një pjesë kanë eksperiencën e duhur.
