Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti shprehet se largimi i mjekëve nga vendi është një fenomen shqetësues, ndaj të cilit duhet të reagohet. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, ai tha se arsyet e këtij largimi masiv janë pagesa, avancimi në karrierë dhe siguria.

Ky është një problem shumë i rëndë. Kemi 10 vjet që e kemi këtë problem, mjekët ikin për arsye të shumta. Nga institucionet nuk janë pyetur ndonjëherë pse ikin apo pse rrinë, për të rregulluar diçka. Në këtë tetor janë studentët e mjekësisë me organizmin e tyre që kanë bërë një anketim, dhe ka rezultuar se 92.5% duan të ikin. Nuk ka pasur asnjë reflektim në këtë drejtim.

Arsyet, së pari pagesa, mundësitë e avancimit në karrierë, specializimet afatgjata që janë hapur por janë pa pagesë, dhe e treta është siguria. Kjo është mundësia që u ofrojmë ne të rinjve. Po të dalësh dhe të bësh një anketim, se kush e ka blerë këmishën apo stetoskopin? Do thonë vetë. Kur vjen puna që mjeti që punon mjeku është i blerë nga vetë ai, e kuptoni se për çfarë po flasim.

Dhe ndaj të gjitha këtyre është vendosur të bëhet asgjë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: