Shkrimtari dhe studiuesi, Evarist Beqiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për librin e tij më të fundit të titulluar “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”.

Beqiri tha se botimi i dytë vjen me risi të reja, ku është foksur më shumë te disa dokumente dhe fakte që nuk kanë qenë në botimin e parë, si dhe intervista të Isamil Qemalit për shtypin e huaj. Ai u ndal te ajo çfarë paralajmëronte Isamil Qemali, ku tha se ‘nuk ka për të pasur paqe në Ballkan nëse nuk zgjidhet çështja shqiptare’.

“Në botimin tim të dytë jam fokusuar te disa dokumente dhe fakte që nuk i kisha te botimi im i parë. Mund t’ju përmend disa intervista të Ismail Qemalit për shtypin e botës. Patjetër dhe dokumente që lidhen me familjarët e tij, Mahmut Vlorën që është babai i vetë.

Kush nga ata që kanë qeverisur këtë vend ka pasur si model Ismail Qemalin? Ketë po e lë që ta gjykojë publiku. Kush ishte ëndrra dhe brenda e Ismail Qemalit, se ai vdiq me një brengë. Ai dointe ti shihte shqiptarët e lirë. Isamil ka paralajmëruar se nuk ka për të pasur paqe në Ballkan nëse nuk zgjidhet çështja shqiptare dhe kollona e katërt që mban Ballkanin është Shqipëria. A i ka vërtetuar koha këto?

Dua të theksoj se kam folur për lidershipin dhe trashëgiminë e Isamil Qemalit. Është pasuruar bibliografia, foto galeria etj. Kam prekur në libër dhe një përshkrimi i një gazete italiane që përshkuan momentin e zbarkimin të Qemalit në Durrës. ‘Vinin këta burra me florinj për të bërë Shqipërinë’, thuhet në artikullin e gazetës italiane”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb