Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Studio 24”, e konsideroi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, të drejtë dhe jo persekutim politik.
Hoxha tha se ai që e vendos është GJKKO, jo Kuvendi.
“Ka 3 shkallë gjykimi, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja dhe Gjykata e Strasburgut nëse duan ta çojnë”, tha avokat Arbër Hoxha.
Arbër Hoxha: Nuk kemi të bëjmë me një persekutim politik sepse të gjitha indikacionet të çojnë që zoti Braho, Dumani dhe Prençi nuk do t’i hyjnë politikës.
Ai që e vendos është GJKKO, jo Kuvendi. Ka 3 shkallë gjykimi, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja dhe Gjykata e Strasburgut nëse duan ta çojnë.
Në qoftë se do t’i jepej autorizimi dhe do t’i hiqej imuniteti, atëherë brenda 48 orëve nga dhënia e autorizimit, pasi do të shkonte vendimi i Kuvendit në SPAK, prokurori i drejtohet GJKKO dhe kjo e fundit pa praninë e palëve shprehet për kërkesën e SPAK.
Konstatohen dy vepra penale, sekreti hetimor i dalë nga Rama dhe Gazment Bardhi.
Fakti që prokurorët e SPAK po anatemohen, do të thotë se jemi në rrugën e duhur.
Për cfarë paguhen prokurorët nga taksat e shqiptarëve? Atëherë tja lëmë Kuvendit, pse na duhen gjykatat.
