Vllaznia shpreson te një biletë për Europën dhe shansi ideal është Kupa e Shqipërisë, ku do i duhet të masë forcat me Laçin. Nëpërmjet kampionatit objektivi nuk u arrit, edhe pse ekipi mundi Kastriotin. Pas 3 pikëve, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa u shpreh:

“Nuk më ka interesuar fare të shoh ndeshjet e tjera. Ne vareshim nga ndeshjet e tjera, por më intereson skuadra ime. Dua që të shkojmë sa më të konsoliduar në finalen e Kupës. Kurrë nuk kam pritur gjë nga skuadrat e tjera. Më intereson fitimi i ndeshjes. Ka probleme për t’u zgjidhur.Finalja? Kupa do të luhet si një ndeshje futbolli, të fitojë më i miri. Nuk ka fare presion, çfarë presioni mund të ketë? Ne dhe Laçi do të luajmë për të fituar Kupën.Ekipi? Nuk mendoj për sezonin e ardhshëm, dua që këta lojtarë të jenë në gjendje sa më të mirë. Kemi edhe një betejë tjetër” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb