Tre kandidatët për të fituar çmimin si futbollisti më i mirë i FIFA-s për vitin 2022 janë Lionel Mesi dhe dy francezët Karim Benzema dhe Kilië Mbape.

Argjentinasi është më favoriti për shkak se fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e tij dhe po bën një sezon fantastik tek PSG.

Nga ana tjetër Benzema u dëmtua në prag të Botërorit 2022 dhe nuk arriti të luante as edhe një ndeshje në turne. Ndërsa tek Real Madridi ka bërë paraqitje të mira.

Mbape ashtu si Mesi shkëlqeu në Botëror, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Ai riktheu në “lojë” Francën në finalen e madhe kundër Argjentinës teksa shënoi 4 gola./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: