Zv/presidenti amerikan JD Vance do të marrë pjesë në takimin midis Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump sot sipas raportimeve nga mediat në SHBA.

Gjatë përplasjes së ashpër të Trump me Zelenskyn në Zyrën Ovale në shkurt, ishte JD Vance ai që udhëhoqi sulmin ndaj presidentit të Ukrainës përpara se Trump t’i bashkohej debatit.

Vance e akuzoi Zelenskyn për mungesë respekti duke mos mbërritur në takimin e Zyrës Ovale i veshur me kostum.

Ai tha gjithashtu se kishte bërë fushatë në emër të Demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb