Regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kinematografinë shqiptare.
Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar me dhimbje për këtë humbje të madhe, duke e quajtur Anagnostin “diktatori i së bukurës”.
Në një postim prekës, ai thekson se nuk ka të dytë si Anagnosti dhe se kinemaja shqiptare është sot më e varfër. Ngushëllimet e tij shkojnë për familjen e regjisorit, ndërsa vlerëson lart veprën e tij.
Postimi i aktorit Mevlan Shanaj:
Lamtumirë “diktatori i së bukuŕës”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar!Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai!Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost!Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare!Ngushëllime Roza, Juna, Era!
(Balkanweb)
