Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor.

Ditën e sotme në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë, ndërsa theksonte se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.

Ndërkohë në seancë ishte i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu nuk e ka zgjedhur ende një avokat. Në këto kushte, gjykata ka caktuar avokat kryesisht Pranvera Docin për Belerin, ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, por paraprakisht është caktuar Arben Peco.

Gjykata, sipas akteve, ka njoftuar për të mbrojtur të pandehurin Fredi Beleri dy avokatët, Edmond Dema dhe Artjon Lasa. Por më pas, Fredi Beleri ka kërkuar që të mbrohej nga avokati Geni Gjyzari megjithatë ky i fundit ka firmosur një shkresë ku ka refuzuar të jetë përfaqësues ligjor i tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: