Italia dështoi të kthehej në Botëror, teksa u mund me penallti nga Bosnja në finalen e Play Off. Pas ndeshjes së luajtur në Zenica, portieri i axurrëve, Gianluigi Donnarumma ka reaguar me një mesazh të sinqertë në rrjetet sociale.

“Mbrëmë, pas ndeshjes, qava. Qava nga zhgënjimi që nuk arritëm ta çonim Italinë aty ku e meriton të jetë. Qava për shkak të trishtimit të madh që ndiej, së bashku me të gjithë grupin, për të cilin jam krenar që jam kapiten. E di që në këtë moment ju, tifozët e ekipit tonë kombëtar, po ndiheni njësoj.

Tani për tani, fjalët nuk ndihmojnë shumë, kjo është e vërtetë. Por ka një gjë që e ndiej fort brenda dhe dua ta ndaj me ju: pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet të gjejmë guximin për të kthyer faqen, edhe një herë. Dhe për ta bërë këtë, duhet shumë forcë, pasion dhe bindje”, shkroi Donnarumma.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb