Ish-nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ka lënë të kuptohet se nuk e ka përfunduar karrierën e saj politike dhe mund të kandidojë sërish për presidente në vitin 2028, pavarësisht rezultateve të dobëta në sondazhet aktuale.

Në një intervistë për BBC, që do të transmetohet sot, Harris tha se ajo “ndoshta” do të jetë presidentja e ardhshme, duke dhënë sinjalin më të qartë deri më sot se po shqyrton një rikthim në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk kam marrë ende një vendim,” tha ajo. “Por jam e bindur se një ditë do të ketë një grua në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk kam mbaruar. E kam jetuar gjithë karrierën time në shërbim publik është pjesë e imja”.

“Nëse do të kisha dëgjuar sondazhet, nuk do të isha kandiduar as për postin tim të parë, as për të dytin – e sigurisht nuk do të isha sot këtu”, tha ajo në emisionin Sunday with Laura Kuenssberg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb