Xherdan Shaqiri mund të ndajë rrugët me Baselin, për t’u bërë pjesë e Rappersëil Jona, ekip në të cilin ka blerë aksione në Zvicër.
“Unë nuk jam përfshirë në Rappersëil pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur.
Ndoshta do të luaj për Rappersëilin edhe vetë. Kjo qartë është një mundësi. Klubi do të jetë 100-vjeçar në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”- tha Shaqiri.
