Për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, shërbimi i DHL për dërgimin e fletëve të votimit me postë, për diasporën, në zgjedhjet e 11 majit, pati disa probleme me adresat e votuesve, cka solli probleme sic ndodhi me emigrantët në Greqi.
Por ai theksoi se nuk ka asnjë provë të vetme për mosdërgimin e fletëve të votimit të diasporës në destinacion.
Celibashi tha se aktualisht me kompaninë DHL po shqyrtojnë cilësinë e shërbimit, që ka të bëjë me mosrespektimin kaq strikt të protokollit të dorëzimit të zarfave nga DHL.
“Deri më sot, përtej asaj që është diskutuar publikisht, nuk kemi një provë të asaj që fleta e votimit nga A shkon te B, të tilla prova nuk i kemi.
Por kemi patur probleme të tilla si në vend që t’ja çonte te shtëpia, i ka thënë eja këtu në zyrë, nëse duhet të shkonte te shtëpia të firmoste nuk e ka bërë, por s’kemi prova që kjo fletë s’ka shkuar te destinacioni sipas adresës së vendosur në zarf”, tha Celibashi.
Ilirjan Celibashi: Votimi i diasporës i cili është historik nga pikëpamja se u realizua për herë të parë. Ishin shumë skeptik në fillim madje mendonin se do dështonte KQZ dhe jo për faj të tij por për shkak të kohës, por ja dolëm që ta realizonim me standardet më të mira të një votimi të tillë.
Ajo se si do të duyhet të kryente shërbimin DHL është cështje tjetër dhe ne këtë jemi duke e vlerësuar në rpaort me pagesat që duhet ti bëjmë, por mosrespektimi kaq strikt i protokollit të dorëzimit të zarfave nga DHL tek votuesi jo domosdoshmërisht do të thotë se fletët e votimit nuk kanë shkuar tek votuesi. Deri më sot, përtej asaj që është diskutuar publikisht,. Nuk kemi një provë të asaj që fleta e votimit nga A shkon te B, të tilla prova nuk i kemi.
Në vend që tja conte te shtëpia, i ka thënë eja këtu, nëse duhet të shkonte te shtëpia të firmoste nuk e ka bërë por skemi prova që kjo fletë ska shkuar te destinacioni sipas adresës së vendosur në zarf. Ne kemi patur vetëm një përgjegjësi të vetme që ti bënim rregullat ashtu sic duhet.
