Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka folur për çështjen e hapur tashmë për Presidentin e Kosovës dhe një zgjidhje mes partish.

Mustafa kërkon që Kosova mos shkojë në zgjedhje, por të ketë një zgjidhje sa më shpejt për çështjen e Presidentit.

Ai konfirmon se ende nuk është biseduar për çështjen e Presidentit, por thekson se në dhjetor do të ketë një mbledhje të kryesisë për të biseduar.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb