Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita e bashkuar nuk ka asnjë frikë nga reforma në drejtësi.

Bardhi shprehet se askush nga opozita e bashkuar nuk ka frikë nga reforma në drejtësi.

“Ne nuk jemi kundër reformës në drejtësi. Ne jemi kundër keqpërdorimit që i bëhet kësaj reforme. Unë personalisht nuk kam frikë dhe askush nga opozita nuk ka frikë nga reforma. Rama të bëhet edhe kryegjykatës, edhe kryeprokuror, mua nuk ka çfarë të më gjejë, edhe neve nuk ka çfarë të na gjejë. Shqipëria ka nevojë për reformim të sistemit të drejtësisë, të institucioneve.

Ne kemi bërë betejë që reforma të mos devijojë, unë kam bërë qëndrim për këtë gjë. Organet e reja të drejtësisë janë në provë, kanë dhjetëra çështje të denoncuara nga ne dhe duhet të tregojë se janë ngritur për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Unë pres rezultat, kam shpresë. Nëse nuk ka rezultat, dal dhe them se SPAK ka dështuar. S’kam frikë ta them, çështja e Dibrës dështoi”, tha Bardhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb