Italia siguroi një biletë për në “Euro2024” vetëm në frymën e fundit, por ai “X” kundër Ukrainës vijon të bëjë ende shumë zhurmë. Në sytë e tifozëve, por dhe një pjesë të opinionit sportiv, Ukrainës iu mohua një penallti e pastër, por nuk e mendon në këtë mënyrë trajneri i “azzurrëve” Luciano Spalletti:

“Ky ishte një episod i dyshimtë, por njerëzit po e trajtojnë si një rast të pastër, nuk ishte kështu. Nuk kemi vjedhur asgjë, jo vetëm që e merituam kualifikimin, por e kemi super merituar të shkojmë në Evropian”, theksoi Spalletti duke u ndalur më pas te problemi i futbollit italian:

“Shoh futbollin italian të mbushur me lojtarë të rinj që vijnë nga jashtë, ndërsa të rinjtë tanë kalojnë nga ekipet zinxhirë, më pas kanë dy zgjedhje, o stolin ose të luajnë në kampionate inferiore”, u shpreh Spalletti duke bërë në fund një koment në lidhje me sfidën Juve-Inter, a është kjo ndeshje për titull?

“Është shumë shpejt për ta thënë këtë. Milan dhe Napoli janë ende në lojë me kohë të plotë, unë i njoh këto ekipe, e di çfarë cilësie kanë, gjithashtu edhe trajnerët e tyre. Janë ekipe top që mund ta fitojnë ende titullin kampion”, u shpreh i Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: