Flamur Noka i ka ‘rrëmbyer’ mikrofonin deputetit të PS, Ismet Beqiraj gjatë seancës plenare në Kuvend. Shkak u bë deklarata e Beqirajt, i cili tha se ‘me këtë sjellje, nuk keni për të ardhur kurrë në pushtet’.
“Po i tregoni popullit se s’keni për të ardhur kurrë në pushtet. Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe peshën më të madhe duhet ta kishit ju. Më vjen keq ju që keni folur dhe keni luftuar për të drejtën e fjalës. Unë në respekt të thinjave që kam, pa dallim krahu, po u drejtohem me një thënie të Naim Frashërit “Të gjithë jemi një farë, s’kemi asgjë për të ndarë”, u shpreh Beqiraj.
(BalkanWeb)
